Presidenti Thaçi kujton të rënët në betejën e Rahovecit më 19 korrik 1998
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar sot dëshmorët e lirisë të rënë në betejën e Rahovecit më 19 korrik 1998.
Kreu i shtetit me një shënim në faqen e tij zyrtare në “Facebook” e cilëson këtë betejë si një ndër betejat më të mëdha që bëri Ushtria Çlirimtare e Kosovës përballë pushtuesit.
Ai shton se, ballafaqimi me ushtrinë dhe policinë serbe tregoi heroizmin e madh të eprorëve dhe ushtarëve, të cilët luftuan deri në fund për çmimin e lirisë.
“Më 18 korrik 1998 në Rahovec filloi njëra ndër betejat më të mëdha të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ballafaqimi me ushtrinë dhe policinë serbe tregoi heroizmin e ushtarëve dhe eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në betejën e Rahovecit ra heroikisht komandanti Agim Çela, dëshmorët Sadik Shala, Afrim Krasniqi, Hamdi Berisha, Gani Paçarizi, Habib Berisha, Liman Gegaj dhe Ramadan Morina.
Në shenjë hakmarrjeje për humbjet në betejë, ushtria dhe policia serbe vrau shumë civilë të pafajshëm. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të rënë për liri!”, shkruan Thaçi.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.