Qyno: Gjendja e policisë aq e rëndë, sa Rama kthen sytë nga ‘grupi çiftelia’

5 Shtator 2022 | 11:31

Muhamet Rrumbullaku përflitet se do të emërohet në krye të policisë së shtetit ndërsa zëvendës i tij pritet të jetë Tonin Vocaj, të dy personazhe të lakuara shumë prej Edi Ramës në opozitë si ‘grupi çiftelia’.

Gazetari Elton Qyno tha në Euronews Albania se fakti që Edi Rama arrin të gjejnë njerëz të mirë në atë tavolinë që dikur e bëri etalon të gjendjes së policisë në qeverinë Berisha, tregon situatën e rëndë ku ndodhet sot policisë e shtetit.

“Grupin çiftelia Rama e bëri etalon të degradimit të policisë së Berishës. Sot Rama arrin të gjejë njerëz të mirë në atë tavolinë. Nuk mund të flasim për aftësitë profesionale, por nëse flasim për moral është jashtë çdo analize. Vetë Rama këta individë i ka masakruar; në çdo fushatë me Tahirin ministër i Brendshëm, Rama nxirrte këtë foto”, tha gazetari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026