Ibrahimaj lajmëron paketën e re të mbështetjes sociale: Do të jetë afatgjatë
Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj lajmëroi se paketa anti-krizë për mbrojtjen e popullatës nga rritja e çmimeve do të shpallet pas disa ditësh.
Në Komisionin e Ekonomisë ku u diskutua buxheti 2022, Ibrahimaj tha se masat e paketës anti-krizë do zgjasin më shumë se paketa e parë që u nda për 3 muaj.
“Është një mbështetje që synon të jetë më afatgjatë se ajo e mëparshmja dhe do të targetojë kategoritë më në nevojë”, tha ministrja.
Sipas Ibrahimajt, rritja ekonomike për 2022 pritet të jetë mbi 3,2 për qind pasi masat e marra nga qeveria kanë ndikuar në mosuljen e konsumit.
“Rritja ekonomike për vitin 2022 do të jetë më shumë se 3.2%. Parashikimet tona për fundin e vitit 2022, por edhe për 2023 flasin për reduktim të rritjes ekonomike, të ndikuar më së shumti nga frika e uljes së konsumit e ndikuar prej çmimeve. Por deri më tani masat e ndërmarra kanë qenë si mburojë për të mos ulur konsumin. Një nga kostot më të mëdha për këtë vit është rritja e çmimit të energjisë elektrike, dhe ka një buxhet të jashtëzakonshëm prej 28 miliardë lekësh por që ka impakt tek familjet që të mos ulin konsumin”, tha ministrja.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta