Kriza energjetike; Franca plan për çdo skenar, Gjermania gati centralet bërthamore
Qytetarëve francezë u kërkohet të reduktojnë përdorimin e energjisë në muajt dhe javët e ardhshme për të shmangur rrezikun e shkurtimeve gjatë dimrit.
Presidenti Emmanuel Macron thotë se nevojitet një përpjekje vullnetare, por planet racionale po përgatiten “për çdo skenar”.
“Nëse të gjithë sillemi më ‘ racionalë dhe kursejmë energji kudo, atëherë nuk do të ketë ndërprerje e kufizime të energjisë. Objektivi është që nëse kemi një dimër të ftohtë mund ta arrijmë atë nëse dimë sesi të ruajmë rreth 10 % të energjisë”, thotë presidenti i Francës.
Si pjesë e solidaritetit europian, Macron tha gjithashtu se Franca po përgatitet të dërgojë gaz në Gjermani në këmbim të energjisë elektrike.
Kjo vjen pasi Rusia ndaloi rrjedhat e gazit.
Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen në një postim në rrjetin social Tëitter shkruan se Komisioni Europian po përgatit propozime për të ndihmuar familjet dhe bizneset në nevojë për të përballuar çmimet e larta të energjisë. Dhe me shumë mundësi do të vendosë një kapak në gazin e tubacionit rus, duke mbështetur prodhuesit e energjisë elektrike që përballen me sfidat e likuiditetit.
Megjithatë, Gjermania, e cila është ndër anëtarët më të rrezikuara të bllokut ndaj furnizimeve me gaz rus, ka thënë se do të mbajë në gatishmëri dy centrale bërthamore.
“Për mua, përfundimi i duhur për dalë nga kjo sfidë është se duhet të mbajmë opsionin e energjisë bërthamore pas përfundimit të ciklit normal të termocentraleve bërthamore dhe se duhet t’i vendosim dy termocentralet bërthamore në Gjermaninë jugore. Ato mund të përdoren sërish ose do të vazhdojnë të përdoren nëse situata e kërkon dhe që ne nuk duhet ta privojmë veten nga kjo mundësi” shprehet Robert Habeck, Ministër Gjerman i Ekonomisë.
Ndërsa Evropa fajëson luftën e Rusisë në Ukrainë për krizën energjetike, Kremlini thotë se sanksionet perëndimore janë arsyeja e vetme pas vendimit për mbylljen e gazsjellësit Nord Stream 1 pasi nuk mund të marrë pjesët e mirëmbajtjes për ta rregulluar.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq