Vaksina anti-COVID, Universiteti i Oksfordit prezanton rezultatet e para

20 Korrik 2020 | 17:12

Një vaksinë kundër COVID-19 e përgatitur nga Universiteti i Oksfordit ka treguar se është e sigurt dhe se nxit tek njeriu një përgjigje imunitare ndaj virusit.

Vaksina në fjalë është testuar tek 1 mijë e 77 persona, të cilët treguan se injeksioni i bënte të prodhonin antitrupa dhe qeliza të llojit T, që mund të luftojnë koronavirusin.

Zbulimet janë shumë premtuese, por është ende herët për të ditur nëse ato janë të mjaftueshme për të ofruar mbrojtje, ndaj dhe teste të mëtejshme janë në zhvillim e sipër.

Mbretëria e Bashkuar ka urdhëruar 100 milionë doza vaksine. Ajo po prodhohet me një shpejtësi të paprecedentë, bazuar në një virusi gjenetikisht të modifikuar që shkakton të ftohtë të zakonshëm tek majmunët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026