Reforma zgjedhore, Meta: Komisioni duhet të kishte një produkt që sot
Ekspertja zgjedhor Gerta Meta, në një intervistë për Euronews Albania, është shprehur se Komisioni i Posaçëm për Reformën zgjedhore, duhet të kishte një produkt të veprimtarisë së saj që sot.
Sipas Metës, vendimi i komisionit për ta shtyrë afatin e veprimtarisë së punës me 6 muaj, ishte joserioz.
“Diskutimi i Reformës Zgjedhore është kthyer në bezdi. Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore sot mori një vendim jo serioz duke shtyrë mandatin e Komisionit pa pasur asnjë lloj produkti final. Ajo që është shumë me vlerë është se kush do të ishte agjenda dhe kush do të jetë kalendari i punës së këtij komisioni që ne nuk e kemi parë. Nuk e dimë kush janë ato piketat që duhet të kishte filluar punën dhe ndoshta tani duhet të ishte drejt mbarimit të kësaj reforme.”- tha ajo.
Për eksperten, komisioni sot duhet të ishte i maturuar, i kopsitur përsa i përket mënyrës se si do të flitet me publikun se çfarë do të ndodhë realisht dhe a do ndryshojë kodi zgjedhor.
Komisioni i Reformës Zgjedhore e shtyu afatin e veprimtarisë së tij deri në 10 mars të vitit të 2023.
Vendimi u mor sot në Mbledhjen e Komisionit, gati 3 muaj pasi ishte miratuar nga Kuvendi, por puna mbeti në vendnumëro dhe gjatë verës u zhvillua vetëm një mbledhje.
LEXONI GJITHASHTU
Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit
Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit