Ndreu: Do ketë defekte nëse bashkia kthehet në vend ku jepen rroga e jo shërbime
Kreu i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, në dëgjesën në Komisionin për Reformën Administrativo-Territoriale, tha se mbledhja e të ardhurave në zonat rurale ka qenë shumë e vështirë, ndërsa theksoi se bashkitë kanë pasur borxhe shumë të mëdha.
Ai theksoi se do të ketë defekte bashkia kthehet në vend ku punonjësve u jepen rroga ndërkohë që nuk ka shërbime.
“Nëse strukturën e mbingarkon, duke e kthyer bashkinë në një bashki ku jepen rroga dhe jo shërbime, normalisht që do të ketë defekte. Pra nuk është çështje ndarje parcelash, por çështje menaxhimi”, tha ai.
Më tej shtoi se çështja e të ardhurave është një problem serioz
“Bashkitë janë të vetmet institucione që e kanë ulur borxhin 50%. Unë e kam marrë bashkinë me 4.6 mld lekë të vjetra borxh. Sot është më pak se 1 miliardë. Bashkitë që kanë ulur borxhin do të thotë se kanë performuar në nivele të mira. Ngrihet problematika e mosdhënies së shërbimit në zonat rurale. Nëse organizon punën dhe ngre strukturat arrin”- theksoi ai.
Lexoni gjithashtu:
Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit
Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit