Dialogu me Serbinë, Hashim Thaçi: Emërimi i Hysenit si koordinator është produkt ndërshtetëror
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka përshëndetur emërimin e Skënder Hysenit në pozitën e koordinatorit shtetëror për dialogun me Serbinë.
Në një reagim në “Facebook”, Thaçi shprehi besimin e tij në përvojën e ish-ministrit të Jashtëm, në kohën kur presidenti aktual ishte kryeministër.
“E mirëpres emërimin e ish-kryediplomatit të Kosovës, z. Skënder Hyseni, koordinator shtetëror për dialogun ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Emërimi i z. Hyseni është produkt i koordinimit ndërshtetëror. Kam besim të plotë se përvoja tri dekadëshe e z. Hyseni në procesin e lirisë dhe shtetformimit do të jetë jetike për fazën finale të dialogut për njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkroi ai.
Megjithatë, presidenti i kujtoi Hysenit se mandati i tij është angazhimi për marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, duke kundërshtuar sërish dialogun teknik.
“Z. Hyseni ka mandat për të negociuar për marrëveshjen përfundimtare politike ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe jo për t’u bërë pjesë e proceseve shterpe teknike. Jam i bindur se me angazhimin dhe përpjekjet e tij, z. Hyseni do të arrijë ta ndërtojë konsensusin e nevojshëm politik ndërmjet pozitës dhe opozitës në të mirë të Republikës së Kosovës”, vazhdoi presidenti.
Pasditen e së martës, kryeministri Avdullah Hoti emëroi Skënder Hysnin në pozitën e koordinatorit shtetëror për dialogun me Serbinë.
Në rolin e ri, të enjten në Bruksel, Hyseni pritet të zhvillojë takim me palën serbe, ku sipas Hotit, do të “nis drafimi i marrëveshjes për njohje reciproke dhe normalizim marrëdhënies mes Kosovës dhe Serbisë”.
Lexoni gjithashtu:
Hoti cakton Skënder Hysenin koordinator për dialogun, NISMA kërkon sqarime
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West