Dialogu me Serbinë, Avdullah Hoti: Koordinatori Skënder Hyseni flet në emrin tim
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se delegacioni i Kosovës, i kryesuar nga koordinatori shtetëror për dialog me Serbinë, Skënder Hyseni, të enjten do të jetë në Bruksel, për t’u takuar me palën serbe. Sipas tij, koordinatori do të flasë në emër të Kryeministrit.
“Ai (Skënder Hyseni) flet në emër timin në tavolinën e dialogut. Ai e ka këtë kompetencë, të më përfaqësojë mua si kryeministër në procesin e dialogut. Ai nesër (të enjten) do të jetë në Bruksel, së bashku me (Ibrahim) Makollin, që merret me çështjen e të pagjeturve, për të bërë draftin e marrëveshjes finale për çështjen e të pagjeturve”, tha kryeministri Hoti.
Hoti e bëri deklaratën në një konferencë për media, pas mbledhjes së qeverisë, në të cilën ka informuar kabinetin qeveritar për zhvillimet e deritashme në kuadër të dialogut.
Në po këtë konferencë, ai iu përgjigj edhe deklaratave të kryepralamentares Vjosa Osmani se kryeministri nuk ka përvojë si kryenegociator.
“Kryetarja e Kuvendit nuk ka përvojë në udhëheqjen e Kuvendit. Është detyra e saj e parë në krye të Kuvendit, dhe është mandati im i parë në krye të Qeverisë”, tha Hoti.
Në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike COVID-19, i cili do të mundësojë ndryshimin e disa ligjeve.
Ky projektligj do t’iu mundësojë qytetarëve kontributpagues të tërheqin 10 për qind të mjeteve nga llogaria e tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, tha se me ndryshimet që do t’i bëhen Ligjit për Fondin Pensional, Fondi autorizohet që brenda 4 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligjit t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës që të tërheqin 10 për qind të kursimeve pensionale.
Ajo ka bërë të ditur se tërheqja e fondeve nuk do të kompensohet nga qeveria.
“Tërheqja e fondeve nuk do të kompensohet nga qeveria, por se ata që tërheqin mjetet do të jenë të liruara nga obligimet tatimore”, tha ajo.
Projektligji është thënë se do të dërgohet menjëherë në Kuvendin e Kosovës për miratim.
Të gjithë të punësuarit e regjistruar në Kosovë paguajnë 10 për qind kontribute pensionale nga paga e tyre, përkatësisht 5 për qind paguan punëdhënësi, kurse 5 për qind paguhen nga paga e të punësuarit.
Lexoni gjithashtu:
Dialogu Kosovë-Serbi, Enver Hoxhaj: Jo dialog teknik, vetëm njohje reciproke
Hoti cakton Skënder Hysenin koordinator për dialogun, NISMA kërkon sqarime
Dialogu me Serbinë, Hashim Thaçi: Emërimi i Hysenit si koordinator është produkt ndërshtetëror
PDK: Takimi i Brukselit s’duhej mbajtur, qeveria Hoti ka vetëbesim naiv
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh