Vidhnin banesa në Greqi, në pranga dy shqiptarët, shuma që morën

8 Shtator 2022 | 15:50

Dy shqiptarë, të moshës 43 dhe 32 vjeç, të cilëve iu ndalua hyrja dhe qëndrimi në Greqi, por edhe në të gjithë zonën Shengen, u arrestuan nga policia ditën e sotme pasi grabitën dhjetëra vila dhe hotele në ishull duke marrë qindra mijëra euro.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk dihet kanë vjedhur para, bizhuteri ora shumë të shtrenjta, veshje të markave të larta, madje edhe pasaporta.

Mësohet se shqiptarët që prej fillimit të qershorit 2022, e deri më tani kanë vjedhur sende që kapin vlerën monetare prej 410.000 euro.

Ndërkohë mediat kanë publikuar dhe një video ku shqiptarët shihen duke vjedhur banesat ndërsa përdornin metodën e thyerjes së dritares dhe derës së ballkonit, duke përdorur kaçavida, shkruajnë mediat e huaja.

Për sa i përket profilit të dy shqiptarëve, siç përmendet në transfertë, dy të pandehurit figurojnë në listën e të huajve të padëshiruar me ndalim të hyrjes apo qëndrimit në territorin Shengen.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026