Vëllezërit Marquez festojnë titujt kampionë në qytetin e lindjes
Vëllezërit Marc dhe Alex Marquez kanë fituar titujt kampion bote në Moto GP dhe Moto 2 në të njëjtin sezon. Kjo është herta e dytë që ata arrijnë diçka të tillë.
Fundjavën e shkuar Alex ndoqi hapat e vëllait të tij të madh pasi arriti të shpallej kampion në Moto 2, në pistën e Malajzisë. Ndërsa Marquez arriti të siguronte titullin e gjashtë kampion në Moto GP në pistën e Tailandës.
“Sigurisht që është një vit i veçantë, është diçka fantastike. Në vitin 2014 festuam titujt në Moto 3 dhe Moto Gp. Në atë kohë unë thashë që është diçka që nuk mund të përsëritet sërish, por ja që ndodhi prap. Jam shumë i lumtur për vëllain tim pasi ka punuar fort dhe tani është momenti për të festuar”, është shprehur kampioni i botës në Moto GP, Marc Marquez.
Në sezonin e ardhshëm Alex Marquez do të garojë në kampionatin e Moto 2, ku do të kërkojë mbrojtjen e titullit kampion.
“Është një ëndërr e bërë realitet kështu që tani po jetoj vërtet momente fantastike. Kam mundësinë që të festoj me familjen dhe miqtë e mi. Është mjaft e veçantë për mua”, është shprehur Alex Marquez, kampioni i botës në Moto 2.
Pilotët spanjollë festuan titujt kampionë në qytetin e lindjes, ku u pritën jashtzakonisht mirë dhe me ovacione nga tifozët.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh