Orban: Nëse nuk ndryshojmë sanksionet, situata në Evropë nuk do të jetë e lehtë
Për shkak të luftës dhe sanksioneve, ekziston rreziku që të mos ketë energji të mjaftueshme në Evropë, tha kryeministri hungarez Viktor Orban, transmeton e përditshmja Telex.
Orban theksoi se aktualisht ka 11 mijë sanksione kundër Rusisë, por lufta është ende në vazhdim dhe përpjekjet për të dobësuar rusët nuk kanë qenë të suksesshme. Nga ana tjetër, inflacioni brutal dhe mungesa e energjisë mund të gjunjëzojë Evropën.
“Nëse nuk e ndryshojmë politikën e sanksioneve, situata në Evropë nuk do të jetë e lehtë”, theksoi kryeministri hungarez.
Orban shtoi se duhet luftuar me “burokratët e përfshirë në lojëra gjeopolitike”, të cilët, siç tha në fjalën e tij, duhet të binden që të mos përjashtojnë burimet e ndryshme të energjisë nga opsionet e mundshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
- 20:44 Parandalohet sulmi me bombë në një aeroport në Kaliforni, arrestohet 49-vjeçari
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit