Mbreti Charles III kthehet në Londër pas vdekjes së të ëmës
Mbreti Charles III u largua të premten nga Balmoral disa orë pas vdekjes së të ëmës, në drejtim të Londrës, gati për të udhëhequr kombin në zi.
Mbreti dhe bashkëshortja e tij mbretëresha Camilla ishin dukshëm të mërzitur kur u larguan nga prona skoceze për të marrë rrugën për në Londër pak para orës 11:30 të mëngjesit të sotëm. Charles dhe gruaja e tij qëndruan në Balmoral gjatë natës.
I veshur me një kostum të zi dhe kravatë, mbreti Charles hipi në një aeroplan i cili u ngrit në orën 12:30 nga aeroporti Aberdeen për në kryeqytet. Atje, ai do të takohet me kryeministren Liz Truss përpara se të bëjë një deklaratë televizive për kombin në orën 18:00.
Charles sot udhëzoi një periudhë zie mbretërore nga tani deri në shtatë ditë pas funeralit të nënës së tij, një datë ende për t’u konfirmuar, shkruan Daily Mail.
LEXONI GJITHASHTU:
Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin