Zaptimi i Liqenit Artificial, si u shtuan ndërtimet dhe katet e pallateve në 30 vite
Në 30 vitet e fundit, Parku i Liqenit Artificial në Tiranë është tkurrur nga të gjitha anët, është ndërtuar dhe një pjesë përvetësuar në pronë private.
Me vendime qeverish, urdhra ministrash dhe kryetarë bashkish, mushkëria e Tiranës është asfiksuar nga betoni.
Para vitit 1990, parku ku ishte një hapësirë e bukur, e gjelbër, e paprekur në një kodër të bukur në vazhdim të kryeqytetit, sot çfarë ka mbetur nga parku është fshehur nga pallatet e larta prej betoni me arkitekturë të shëmtuar.
“Nga sheshi ‘Nënë Tereza’ ti shihje parkun e liqenit, ti tani sheh vetëm kullat e jo pemë. Nuk duket më vizualisht.”- shprehet Ened Mato, ambientalist.
Kjo hartë tregon se si u ndërtuan ndër vite hapësirat përgjatë parkut dhe brenda parkut. Dikur parku ishte i gjelbëruar nga të gjitha anët, tani nuk ka më asnjë kufizim të qartë mes gjelbërimit dhe betonit.
“Fakti se shumë pak veta e shohin nga qyteti se ku është parku, nuk ka më një kufi të qartë të parkut. Pallati i kuq brenda parkut, mendohet se do të jetë referimi i ndërtimeve tani. Nga ana e ekonomikut e kemi parë se si u përjashtua një hapësirë e madhe e parkut.”- thotë Mato.
Shkatërrimi nuk ndalet, së fundmi janë planifikuar projekte të mëdha ndërtimore, anash parkut dhe brenda parkut, një pjesë ka filluar të zaptohet.
“10-15 vitet e fundit ai është kafshuar në forma të ndryshme tinëzare. Publiku nuk ka informacion fare se çfarë do të bëhet aty”,- përfundon ambientalisti.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta