Charles shpallet sot zyrtarisht Mbret i Mbretërisë së Bashkuar

10 Shtator 2022 | 08:13

Dy ditë pas vdekjes së nënës së tij, Elizabeth II, Charles III do të shpallet zyrtarisht mbret sot, ndërsa Mbretëria e Bashkuar është në zi kombëtare.

Dje, në fjalimin e tij të parë drejtuar kombit, Charles III falënderoi botën që u bashkua në zi për nënën e tij, ndërsa u zotua të ndjekë shembullin e saj.

Sot në mëngjes Këshilli i Trashëgimisë do të mblidhet në Pallatin e Shën Xhejmsit dhe shpallja Charles III si Mbret do të lexohet publikisht nga ballkoni i asaj rezidence.

Charles III vjen në fron në një kohë të vështirë, me Mbretërinë e Bashkuar që po përballet me krizën e saj më të keqe ekonomike në 40 vjet, duke ndryshuar katër kryeministra në gjashtë vjet. Në moshën 73-vjeçare, Charles është monarku më i vjetër britanik që ka hipur në fron.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026