Kadri Veseli rezulton pozitiv me COVID-19

23 Korrik 2020 | 18:06

Kryetari i partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmi është bërë me dije nga vetë kreu i PDK i cili përmes një postimi në faqen e vet në Facebook shprehet se nuk ka probleme me shëndetin dhe se është vetizoluar.

“Të dashur qytetarë, pak çaste më parë u njoftova nga IKSHP se kam rezultuar pozitiv në testin e kryer për Sars-CoV-2.

Unë jam mirë me shëndet dhe deri në shërim të plotë do të qëndroj në vetizolim.

Ju ftoj të gjithëve që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën!”, shkruan Veseli.

Pak javë më parë, edhe kreu i LDK, Isa Mustafa njoftoi se kishte rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

Situata në Kosovë vijon të paraqitet e rëndë për shkak të pandemisë së COVID-19, ku vetëm gjatë ditës së sotme u shënuan 181 raste të reja dhe 8 viktima.

 

Lexoni gjithashtu:

8 viktima dhe 181 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026