Forcohet ligji i ndërtimit, ndërhyrje edhe në kodin penal, sanksione me burg për abuzuesit

23 Korrik 2020 | 18:47

Pasojat e ndërtimeve jashtë standardeve që u evidentuan pas tërmetit të 26 nëntorit kanë detyruar qeverinë të ndërhyjë në ligjin për “planifikimin dhe zhvillimin e territorit” duke sanksionuar rolin dhe detyrimet që nga projektuesi, zbatuesi e deri tek kolaudatori.

Projektligji ka kaluar në qeveri dhe tashmë i shkon për miratim parlamentit për t’i dhënë fund abuzimeve në ndërtim, shkeljeve të lejeve, ndërtimeve pa leje dhe cenimeve të çdo forme të mjedisit, tokës si dhe pronës publike e private.

“Ky projektligj synon të sanksionojë dhe të vendosë në kushte ligjore të gjitha raportet mes profesionistëve, fushat e përgjegjësisë mes tyre; cili mban përgjegjësi për secilën pjesë, që nga ndërtimi deri tek kolaudimi”, tha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

“Një risi e kësaj paket është përfshirja në një listë të zezë e të gjitha subjekteve që zhvillojnë veprimtari ndërtimore në kundërshtim me ligjin apo lejen, duke i shpallur të paligjshëm për 5 vjet”, u shpreh ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Krahas ndërhyrjeve në kodin penal, ministri i brendshëm Sandër Lleshaj kishte edhe një porosi për policinë e shtetit.

“Është me rëndësi të theksoj se policia do të ketë kujdes edhe për zyrtarët përgjegjës, pra nuk do të merret vetëm me ata që bëjnë mëkate në fushën e ndërtimit, por dhe me zyrtarët që mbyllin sytë apo bashkëpunojnë me ata që shkelin ligjin”, u shpreh ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Në këtë luftë sipas Lleshajt, një peshë të rëndësishme ka edhe Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026