Vazhdon beteja në Kharkiv, Kievi pretendon se ka rimarrë disa territore

10 Shtator 2022 | 16:07

Rusia po dërgon trupa në rajonin e Kharkiv pasi kundërofensiva ukrainase në zonë ka qenë jashtëzakonisht e suksesshme.

Presidenti Zelensky përshëndeti përparimin e arritur.

“Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë çliruar dhe kanë  vënë nën kontroll më shumë se 30 vendbanime në Kharkiv. Në disa fshatra të rajonit, kontrollet e sigurisë janë duke vazhduar. Ne gradualisht po marrim kontrollin e zonave  të reja. Po kthejmë flamurin ukrainas dhe mbrojtjen e qytetarëve tanë kudo” u shpreh presidenti ukrainas.

Disa nga këto lokalitete ishin pushtuar që nga fillimi i luftës dhe reagimi i menjëhershëm i pushtuesve rusë ishte që të gjuanin raketa në zonat civile të Kharkiv, duke plagosur të paktën 14 njerëz, përfshirë fëmijë.

Ekziston gjithashtu frika se sulmet ruse në termocentralin Zaporizhzhia do të çojnë përfundimisht në një aksident.

Bombardimet kanë shkaktuar një ndërprerje të plotë në Enerhodar dhe kanë rrezikuar funksionimin e sigurisë së termocentralit bërthamor pranë Zaporizhia.

“Tani ekziston një shans i vogël që të rikthehet energjia jashtë vendit. Luftimet janë duke vënë në rrezik operatorët dhe familjet e tyre dhe  kjo ka rritur ndjeshëm rrezikun e një aksidenti bërthamor”, u shpreh drejtori i përgjithshëm nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike

Rafael Grossi ka bërë thirrje për krijimin e një zone sigurie të izoluar nga lufta për të parandaluar një aksident dhe ka ofruar ndihmën e agjencisë së tij në realizimin e këtij plani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael

Grupi militant libanez Hezbollah hodhi poshtë marrëveshjen e armëpushimit të arritur midis qeverisë libaneze dhe Izraelit të mërkurën duke e cilësuar si një udhërrëfyes për...
16:53 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026