Suedia mban zgjedhjet, garë e ngushtë mes së majtës dhe radikalëve të djathtë
Qytetarët suedezë po hedhin votat për zgjedhjet e përgjithshme, me garën për të formuar qeverinë e re që nuk mund të jetë më e ngushtë.
Kryeministrja në detyrë, social-demokratja Magdalena Andersson do të mund ta bëjë këtë nëse partia e saj fiton shumicën e vendeve në Parlament, ose nëse do të jetë në gjendje të formojë një koalicion të qëndrueshëm me partitë e majta ose të qendrës.
Por nga ana tjetër mund të ketë një koalicion të djathtë të drejtuar ose nga partia më e madhe konservatore, të Moderuarit, ose nga partia në ngjitje Demokratët Suedezë, të drejtuar nga radikali Jimmie Akesson, i njohur për qëndrimin e tij kundër emigrantëve.
Nëse të Moderuarit, të udhëhequr nga Ulf Kristersson renditen të tretët, prapa Demokratëve Suedezë, pozicioni i tij si lider mund të vihet në diskutim.
Rritja e ndjeshme e dhunës së bandave kriminale, që nuk hezitojnë të përdorin armë zjarri, është çështja kyçe e këtyre zgjedhjeve, të cilësuar si procesi elektoral më i shëmtuar në histori.
LEXONI GJITHASHTU
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)