Deputetja e PS Vasilika Hysi për ndryshimet kushtetuese: Nisma është depozituar në maj të 2019

24 Korrik 2020 | 14:37

Anëtarja e Komisionit të Ligjeve dhe deputetja e PS-së, Vasilika Hysi ka folur në Euronews Albania për nismën, e cila synon të ndryshojë kushtetutën sa i takon hapjes së listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Sipas saj, kjo nismë nuk ka filluar tani, por është depozituar nga ana e opozitës parlamentare në Komisionin e Reformës Zgjedhore në maj të vitit 2019.

“Në fakt, ndryshimet në kushtetutë nuk janë bërë në një kohë të shkurtër, pasi sikurse ju jeni në dijeni ka pasur një komision “Ad Hoc” të reformës zgjedhore, dhe opozita parlamentare ka depozituar në maj 2019 propozimet për ndryshime lidhur me listat e hapura dhe koalicionet. Nisma ka qenë e depozituar në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Ne kemi pasur një kalendar, vendosëm që të fillojmë me rekomandimet e OSBE, pastaj me sistemin zgjedhor dhe listat e hapura. Ka pasur një punë në grup, të asistuar nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë. Ne nuk mund të miratonin Kodin Zgjedhor pa pasur votat e opozitës parlamentare”, tha ajo.

Më tej znj. Hysi shtoi se marrëveshja e 5 qershorit është miratuar në përputhje të plotë, sipas dakordësisë që palët e arritën në tryezën e Këshillit Politik.

“Marrëveshja e 5 qershorit nuk është shkelur. Ne e kemi miratuar ashtu siç ka ardhur nga negociatat dhe konsultimi në Këshillin Politik. Ne i dhamë përparësi kthimit të opozitës jashtëparlamentare në shinat e jetës së saj, që të garojë në zgjedhje dhe këtë e kemi bërë për zgjedhësit e tyre”, tha ajo.

Deputetja e mazhorancës tha se këto diskutime nuk kanë për qëllim ndryshimin e sistemit, por thjesht hapjen e listave.

“E para nuk ka ndryshim sistemi, sistemi zgjedhor është po ai që ka qenë, por ka ndryshim të listave. Listat e hapura kanë qenë një kërkesë e opozitës jashtëparlamentare në radhë të parë, nëse ne u kthehemi fjalimeve të Bashës, ai ka qenë për lista të hapura”, tha ajo. 

Gazetarja e Euronews Albania, Bruna Çifligu pyeti deputeten nëse ka ardhur momenti të ketë ose jo rotacion politik në Shqipëri, për këtë znj. Hysi tha se kjo gjë nuk është në dorën e një partie, por një verdikt të tillë e japin vetë qytetarët. Gjithsesi, deputetja Vasilika Hysi beson se mazhoranca aktuale do të fitojë mandatin e tretë në zgjedhjet e 2021.

“E para dhe mbi të gjitha, rotacionin nuk e përcaktojmë ne deputetët, sepse çdo parti garon për të mbajtur apo për të marrë pushtetin. Atë e vlerësojnë qytetarët, ne garojmë të marrim mandatin e tretë dhe ne do ta marrim mandatin e tretë”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026