Lista e kateve pa leje, 30 shtesa e ndërtime abuzive në tejkalim të planit

12 Shtator 2022 | 17:10

Grupi i verifikimit të kateve të pallateve pa leje ka evidentuar rreth 30 ndërtime abuzive në tejkalim të lejeve të miratuara.

Euronews Albania mëson se shtesat e pallateve pa leje ndodhen jo vetëm në periferi por edhe brenda vijës së verdhë të kryeqytetit.

Aksioni i ndërmarrë për shtesat pa leje ka evidentuar rreth 30 ndërtime abuzive në tejkalim të planeve zhvillimore.

Euronews Albania mëson se objektet me probleme janë konstatuar jo vetëm në periferi, por edhe brenda vijës së verdhë apo unazës së vogël të kryeqytetit.

Grupi i verifikimit që është ngritur për operacionin e konfiskimit siç cilësohet nga qeveria, po kalon në sitë edhe veprimet e Inspektoratit Vendor dhe Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, ku në fokus është sektori i veprave të mëdha.

Edhe Agjencia e Mbikëqyrjes policore po verifikon rolin e efektivëve të komisariateve në zonat ku janë konstatuar ndërtimet pa leje.

Në 2 operacionet e para, u zbuluan 1 pallat pa leje dhe 1200 m2 shtesë pa leje në zonën e farkës të ndërtuara nga biznesmenët Julian Morina dhe Pëllumb Salillari.

Qeveria u ka lënë 2 mundësi për të shmangur konfiskimin, të drejtën e parablerjes më çmimin e tregut ose dhurimin për shtresat në nevojë e banesa sociale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026