UEFA nuk ka dhënë ende aprovimin se ku do të luhet ndeshja Shqipëri-Francë
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës, e programuar për t’u zhvilluar në datën 17 nëntor, nuk e ka ende një stadium të përcaktuar nga UEFA. Qeveria e futbollit nuk e ka vendosur ende stadiumin ku do të zhvillohet kjo sfidë, duke mos caktuar as ndonjë stadium alternativ.
Ekskluzivisht për Euronews Albania, UEFA ka dhënë një përgjigje dhe thotë se nuk është caktuar stadiumi ku do të luhet kjo përballje.
“UEFA po e monitoron nga afër punën në stadium, e cila është në fazën e saj finale. Miratimi përfundimtar pritet në momentin e përshtatshëm”.
UEFA lë të hapur mundësinë e licencimit të Arenës Kombëtare, por nga ana tjetër ekziston rreziku që kjo përballje mund të mos luhet në stadiumin e ri, për sa kohë nuk është marrë ende licenca.
Pak ditë më pare, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit theksoi se stadiumi do të jetë gati për ndeshjen e fundit kualifikuese të kampionatit evropian.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta