Presidenti brazilian Bolsonaro njofton së është shëruar nga coronavirus

25 Korrik 2020 | 17:42

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro tha gjatë së shtunës se ka rezultuar negativ në testin e coronavirus, pasi rezultoi që ishte infektuar më 7 korrik.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti përmes një postimi në Facebook.

Ai bashkëngjiti dhe një foto të tijën pranë një kutie me ilaçin e malaries hidroksiklorokinë, i cili ende nuk është konfirmuar si efikas kundër virusit.

Që nga fillimi i pandemisë, Bolsonaro është parë për disa herë pranë mbështetësve të tij dhe shpesh pa maskë.

Brazili, shteti më i madh i Amerikës Latine, është vendi i dytë më i prekur nga COVID-19 në botë, pas Shteteve të Bashkuara.

Sipas të dhënave të qeverisë braziliane, të premten u raportuan mbi 85 mijë të vdekur nga COVID-19 ndërsa rastet e konfirmuara janë 2,343,000, megjithëse shifrat mendohet se janë më të larta.

 

Lexoni gjithashtu: 

Brazil, infektohet dhe presidenti Bolsonaro, kundërshtar i masave kundër virusit

Viktimat nga coronavirus, Brazili renditet në vend të dytë pas SHBA

Brazili vatër e nxehtë, spitalet në prag kolapsi

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026