Ankandi i Sotheby’s, në ofertë, punime arti nga Rembrandt, Miro dhe Picasso
Punimet e Rembrandt, Miro dhe Picasso janë oferta që Sotheby’s bën në përpjekje për t’i dhënë jetë botës së ankandeve, ndërsa përgatitet për shitjen e parë në Londër, që prej fillimit të pandemisë.
Me një varietet punimesh nga Periudha e Rilindjes deri në Artin Evropian Avangard, ankandi shpreson të rikthejë entuziazmin te koleksionuesit e artit, të cilët u izoluan për shkak të pandemisë.
Ky ankand i parë i Sotheby’s që do të përmbajë 71 punime arti, është planifikuar të mbahet më 28 korrik. Nga Rembrandt ofrohet një autoportret i vetë artistit në moshë të re, që paraprakisht vlerësohet nga 15 deri në 20 milionë dollarë.
Ndërkohë, një prej pikturave nga Miro paraqet një grua që pluskon në një sfond blu dhe është në ofertë për 25-38 milionë dollarë.
Dhe së fundmi nga Picasso, ofrohet një imazh i të dashurës së tij Marie-Therese Walter, e punuar me qymyr në kanavacë, që pritet të shitet për 7-11 milionë dollarë.
Në total është parashikuar që ky ankand të sjellë fitime nga 163-236 milionë dollarë. Për shkak të pandemisë, do të ketë pjesëmarrje të limituar dhe ofertuesit do të qëndrojnë në dhoma të veçanta, ndërsa hyrja në ankand do të jetë vetëm me bileta.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri
- 12:05 BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
- 11:58 Një tërmet i fortë godet Zelandën e Re, sa ishte magnituda?
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)