Berlin, automjeti del nga kontrolli dhe hipën mbi trotuar; 7 të plagosur

26 Korrik 2020 | 13:18

Një makinë që po udhëtonte me shpejtësi humbi kontrollin dhe hyri në një zonë këmbësorësh mëngjesin e së dielës në Berlin.

Mercedesi i zi hipi në trotuar në sheshin Hardenburg, në pjesën qendrore të Berlinit, pranë kopshtit zoologjik dhe stacionit të metrosë.

Policia deklaroi se nuk ka të dhëna që episodi të ketë pasur motive politike apo fetare dhe shtoi se drejtuesi i mjetit, një 24-vjeçar, është arrestuar.

“Ajo që dimë për momentin është se aksidenti u regjistrua në mëngjes. Një 24-vjeçar që po drejtonte mjetin humbi kontrollin teksa merrte kthesën në një kryqëzim për shkak të shpejtësisë së lartë dhe përplasi 7 persona, tre prej të cilëve janë plagosur rëndë, ndërsa 4 të tjerët lehtë. Për momentin nuk ka të dhëna për një sulm me motive fetare dhe ne po e procedojmë çështjen si një aksident”, deklaroi Martin Halweg, zëdhënësi i policisë së Berlinit.

Ndërkohë, nuk dihet nëse autori i aksidentit ka qenë nën ndikimin e alkoolit apo drogës.

Ngjarja ndodhi pranë një zone ku në vitin 2016 një agresor i lidhur me militantët islamikë vërshoi me kamion në një treg Krishtlindjesh, duke vrarë 12 persona.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026