‘Kosova është e pavarur nga Serbia’, Shaip Kamberi përplaset me Vuçiçin në Kuvend
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi tha se “Kosova është e pavarur nga Serbia” gjatë seancës së të martës teksa raportonte presidenti Aleksandër Vuçiç.
“Serbët në Republikën e Kosovës kanë të drejta të shumta të garantuara me Kushtetutë në përfaqësim parlamentar dhe pushtet ekzekutiv, ndërsa shqiptarët dhe pakicat tjera në Serbi jo”, ka thënë Kamberi.
Kamberi theksoi se SHBA-ja pa mëdyshje përkrah dialogun e Brukselit dhe se marrëveshja e fundit për dokumentet duhet të përdoret për të vazhduar dialogun deri në normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve. Ai theksoi se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është i lidhur me atë çështje dhe se pa progres në dialog, asnjë palë nuk mund të shpresojë për anëtarësim në BE.
Kamberi vlerësoi se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është një nga sfidat më të vështira dhe shtoi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është zgjedhur për të udhëhequr vendin dhe për të gjetur zgjidhje për çështjet më të vështira politike. Ai tha se është obligim i Vuçiçit që ta udhëheq Serbinë drejt zgjidhjeve që krijojnë perspektivë evropiane për të.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti: Të gjithë garojnë, shumica votojnë e ne fitojmë
Albin Kurti shpall fitoren: Kjo është dekada e qeverisjes së Vetëvendosjes!
Lista Serbe thotë se fitoi 10 mandate dhe ngre akuza për manipulim
- 00:08 Kurti: Të gjithë garojnë, shumica votojnë e ne fitojmë
- 00:07 Albin Kurti shpall fitoren: Kjo është dekada e qeverisjes së Vetëvendosjes!
- 00:06 Ministria e Jashtme e Iranit paralajmëron për përgjigje “shkatërruese” nëse Izraeli hakmerret
- 23:42 Lista Serbe thotë se fitoi 10 mandate dhe ngre akuza për manipulim
- 23:40 Abdixhiku: Qëndrimi ynë për presidentin nuk ndryshon
- 22:56 Osmani pas rezultateve: Ky është veç hapi i parë i ringritjes së LDK-së