Zbulohet çfarë diskutoi Rama dhe Kurti në takimin e sotëm

13 Shtator 2022 | 19:50

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u nis me urgjencë drejt Shqipërisë pas një konference për media. Ai ka zhvilluar sot një takim pune me kryeministrin Rama.

Në këtë takim homologët kanë folur për çështjet e politikave publike e qeveritare dhe socio-ekonomike në Kosovë e Shqipëri, me theks të veçantë në sfidat energjetike dhe shkëmbimin që po bëjnë KEK me KESH.

Kështu deklaroi zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu.

Kurti tha këtë të martë se ka diçka urgjente kur doli pas një takimi me Rrahman Jasharajn, kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë, por s’tregoi se ku po niset. Zyra e tij nuk dha detaje.

Hera e fundit kur janë takuar kryeministrat Kurti dhe Rama është mbledhja e përbashkët e dy qeverive, më 20 qershor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, drejtuesit e mjeteve solidarizohen me ta (VIDEO)

Përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë dhe qytetarë u mbledhur të dielën në sheshin “Skënderbej”, nga ku marshuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në ditën e...
21:24 | 07/06/2026

Shijak, mbi 2500 pjesëmarrës në festivalin ndërkombëtar të motoristëve

Shijaku u kthye mbrëmjen e së shtunës në kryeqendrën e motoristëve, duke mirëpritur mbi 2500 pjesëmarrës nga më shumë se 50 vende të botës dhe...
21:06 | 07/06/2026

6 mbikalime për këmbësorët në pjesën e zgjeruar të autostradës Tiranë-Durrës

Në pjesën e zgjeruar te autostradës Tirane-Durrës do te ndërtohen 6 mbikalime. Ndërtimi i tyre do t’u vije ne ndihme banoreve te zonës qe jetojnë...
20:42 | 07/06/2026