Macron njofton debat kombëtar për legalizimin e eutanazisë
Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi sot një debat kombëtar legalizimin e vetëvrasjes së asistuar.
Një ligj francez i vitit 2016 përcakton që mjekët mund t’i mbajnë pacientët me sëmundje vdekjeprurëse nën qetësim para vdekjes, por nuk lejon vetëvrasjen e asistuar, pra eutanazinë.
Macron tha në një deklaratë me shkrim se një panel qytetarësh do të punojnë për këtë çështje në koordinim me punonjësit e shëndetësisë gjatë muajve të ardhshëm, ndërsa debatet lokale po organizohen në rajonet franceze, raporton AP.
Qeveria planifikon të zhvillojë bisedime paralele me deputetët e të gjitha partive politike për të arritur konsensusin më të gjerë, me synim zbatimin e ndryshimeve vitin e ardhshëm, thuhet në deklaratën e presidentit.
Disa pacientë francezë udhëtojnë në vende të tjera evropiane për të kërkuar opsione të mëtejshme për fundin e jetës.
LEXONI GJITHASHTU:
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona