COVID-19, vala e tetë godet Francën
Në vetëm një javë, rastet me Covid-19 u rritën me 33%, sipas “Sante Publique France”.
“Një valë e tetë po afron, duhet të jemi vigjilentë dhe t’u bëjmë thirrje qytetarëve të jenë të përgjegjshëm”, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, François Braun.
Aktualisht, raportohen rreth 17 000 raste të reja me Covid-19 çdo ditë. Midis të dielës dhe të hënës ka pasur 4 579 raste të reja, krahasuar me 16 422 një ditë më parë.
Shkalla e incidencës vijon të rritet, duke arritur në 178 raste për 100 mijë banorë krahasuar me 173 dy ditë më parë. Numri i infeksioneve tek fëmijët nën 10 vjeç mbetet veçanërisht i lartë, shkruan KosovaPress.
Nëse varianti aktualisht në qarkullim, BA5, është më pak i rrezikshëm se ai i mëparshmi, ai është shumë ngjitës. Aktualisht, nën kujdesin intensiv në Francë janë 13 183 pacientë.
LEXONI GJITHASHTU:
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona