50 vite pa Pikason, ekspozita dhe evente për të nderuar artistin spanjoll

14 Shtator 2022 | 10:54

Një sërë aktivistesh do të organizohen për të përkujtuar 50-vjetorin e vdekjes së piktorit të famshëm Pablo Pikaso.

Ministria e Kulturës së Spanjës dhe Francës janë bërë bashke për të risjellë në vëmendje pikturat më të bukura të artistit por edhe për të mësuar sa më shumë nga puna e tij.

“Synimi ynë, është të vlerësojmë trashëgiminë artistike të Pikasos dhe vlerën e veprës së tij. Nëse ka një artist që përcakton shekullin e 20-të, që e përfaqëson atë me gjithë mizorinë, dhunën, pasionin, teprimet dhe kontradiktat e tij, ky është , padyshim Pablo Picasso. Veprat do të na lejojë ta shohim nga një këndvështrim bashkëkohor, duke na ndihmuar të kuptojmë me sytë e sotëm një artist që është ende gjallë 50 vjet pas vdekjes së tij” u shpreh ministri spanjoll i kulturës.

“Te mos fshihemi , sot ka shumë debate rreth perceptimit  së veprës së Picasso-s, veçanërisht nga marrëdhënia e tij me gratë. Për të udhëhequr brezat e rinj drejt artit të tij, duhet t’u japim atyre çelësat për të kuptuar veprën , jetën e piktorit , çka do të  hapin hapësira shkëmbimi për të përqafuar punën e artistit  dhe për të treguar të gjitha aspektet, të gjitha leximet e mundshme të veprës së tij” theksoi ministrja franceze.

Dyzet e dy ekspozita dhe evente janë caktuar të zhvillohen në nder të artistit.

38 institucione të mëdha në Evropë dhe SHBA do të organizojnë një program të gjerë për të nderuar piktorin, i cili do të fillojë tetorin e ardhshëm dhe do të vazhdojë gjatë gjithë vitit 2023.

Pablo Picasso – i njohur si themeluesi i kubizmit – lindi në Malaga, Spanjë, më 25 tetor 1881 dhe vdiq në Francë më 8 prill 1973.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026