Rishkrimi i kufijve me Kosovën nuk është zgjidhje, thotë Vuçiç
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se rishkrimin e kufijve me Kosovën dikur e ka parë si zgjedhje, por shtoi se këtë nuk e mendon më, pasi “rrethanat tani kanë ndryshuar”.
Vuçiç i bëri komentet në një seancë të Kuvendit të Serbisë, ku për të dytën ditë me radhë u diskutua për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.
Duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve se cila është zgjidhja e tij për Kosovën, Vuçiç tha se situata politike ka ndryshuar “jo vetëm me vullnetin tonë, por edhe me vullnetin e fuqive të mëdha”.
“Pozicioni nuk mund të jetë i njëjtë para dhe pas vitit 1999, as pas vitit 2008, as pas vitit 2010”, tha Vuçiç duke shtuar se “disa veprime e kanë vështirësuar pozitën e tij”.
“Nuk po fsheh asgjë, kam menduar se demarkacioni i kufirit është zgjidhje. E kam kuptuar se kjo është e pamundur, sepse të gjithë më jeni hedhur në kokë”, tha Vuçiç, pa dhënë detaje se si e sheh zgjidhjen.
Ideja e ndryshimit të kufijve, si zgjidhje e mundshme për mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, është shpalosur në vitin 2018 nga vetë presidentët e atëhershëm të këtyre dy vendeve, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç.
LEXONI GJITHASHTU:
- Sveçla: Grupet e armatosur me uniformë që u shfaqën në Veri financohen nga Vuçiç
- ‘E di se ky është mandati im i fundit’, Vuçiç përplaset me deputetët për Kosovën
Kurti: Të gjithë garojnë, shumica votojnë e ne fitojmë
Albin Kurti shpall fitoren: Kjo është dekada e qeverisjes së Vetëvendosjes!
Lista Serbe thotë se fitoi 10 mandate dhe ngre akuza për manipulim
- 00:08 Kurti: Të gjithë garojnë, shumica votojnë e ne fitojmë
- 00:07 Albin Kurti shpall fitoren: Kjo është dekada e qeverisjes së Vetëvendosjes!
- 00:06 Ministria e Jashtme e Iranit paralajmëron për përgjigje “shkatërruese” nëse Izraeli hakmerret
- 23:42 Lista Serbe thotë se fitoi 10 mandate dhe ngre akuza për manipulim
- 23:40 Abdixhiku: Qëndrimi ynë për presidentin nuk ndryshon
- 22:56 Osmani pas rezultateve: Ky është veç hapi i parë i ringritjes së LDK-së