Filmi shqiptar në Oscar 2023

14 Shtator 2022 | 15:31

Filmi artistik “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” “A cup of coffee and new shoes on”, me skenar dhe regji nga Gentian Koçi, do të garojë midis filmave të shteteve të tjera në kategorinë “Filmi më i Mirë i Huaj” në edicionin e 95-të çmimeve Oscars.

Kjo nuk është hera e parë që autori Gentian Koçi përfaqëson Shqipërinë në garën e çmimeve Oscars.

Në vitin 2018 ai ishte kandidatura zyrtare e Shqipërisë me filmin e tij debutues me metrazh të gjatë, “Dita zë fill”, film i cili u përzgjodh në mbi 50 festivale në të gjithë botën, duke rrëmbyer çmimet si “Aktorja më e mirë, “Skenari më i mirë” dhe “Filmi më i mirë”.

Në qendër të filmit janë Agimi dhe Gëzimi, dy vëllezër binjakë identikë të pandarë, shurdhmemecë, rreth të dyzetave, jetojnë nën të njëjtën çati.

Një mbrëmje, Agimi në timon, po kthehet në shtëpi bashkë me Gëzimin, kur papritur shikimi i tij turbullohet. Për pak sa nuk ndodh një aksident fatal.

Tek okulisti, disa ditë më vonë, dy vëllezërit zbulojnë se për shkak të një sëmundjeje të rrallë gjenetike, ata do të verbohen me shpejtësi të ndryshme, por në mënyrë progresive dhe të pakthyeshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përkujtohet 90-vjetori i lindjes së akademikut Rexhep Qosja, Kurti: Pa të, kultura jonë do të ishte më e varfër

Në 90-vjetorin e lindjes, akademik Rexhep Qosja u përkujtua si një nga figurat më të rëndësishme të kulturës shqiptare. Në një ligjëratë kushtuar jetës dhe...
21:33 | 25/06/2026

Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë

Fotografitë e realizuara në Shqipëri në vitin 1921 nga akademiku dhe antropologu zviceran Eugène Pittard janë sjellë për publikun korçar në një ekspozitë të veçantë...
21:45 | 24/06/2026

Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë

Një zbulim i jashtëzakonshëm në botën e muzikës klasike ka sjellë në dritë një dorëshkrim të panjohur më parë të Mozartit, i cili përmban shtatë...
19:32 | 24/06/2026