Mbyllja e kufijve, OBSH: Nuk është zgjidhje. Ndaj COVID masa shëndetësore

27 Korrik 2020 | 17:10

Ndalimi i udhëtimeve ndërkombëtare është një masë që nuk mund të qëndrojë në fuqi pafundësisht. Kështu ka deklaruar Organizata Botërore e  Shëndetësisë, e cila ka nënvizuar se COVID-19 mund të luftohet vetëm duke zbatuar masat shëndetësore.

Një rritje e rasteve të infektimit e verifikuar në javët e fundit në mbarë botën ka detyruar disa shtete që të rivendosin kufizimet e udhëtimeve, me shpresën se kështu do të frenojnë përhapjen e epidemisë.

Doktor Mike Ryan, shef i programeve të emergjencës pranë OBSH-së, ka nënvizuar se është e pamundur që vendet t’i mbajnë kufijtë mbyllur në të ardhmen.

“Do të jetë thuajse e pamundur për vendet t’i mbajnë kufijtë e tyre të mbyllur në të ardhmen. Kjo, pasi ekonomitë duhet të hapen, njerëzit duhet të punojnë dhe tregtia të rifillojë”, ka deklaruar Ryan.

Ndërsa drejtori i përgjithshëm i OBHS-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus deklaroi se vetëm duke iu përmbajtur në mënyrë strikte masave shëndetësore bota do të mund ta menaxhojë pandeminë.

“Kjo është hera e gjashtë që është shpallur një emergjencë shëndetësore globale, por është edhe më e rënda. Aktualisht në OBSH janë raportuar mbi 16 milionë raste infektimi dhe mbi 640 mijë vdekje dhe epidemia vazhdon të përhapet me shpejtësi. Në 6 javët e fundit numri i rasteve është thuajse dyfishuar”, ka theksuar Ghebreyesus.

Kreu i OBSH-së shtoi se shpreson që vendet e prekura nga COVID-19 do të bëjnë më shumë përpjekje që qytetarët e tyre të mbajnë maskën mbrojtëse dhe të shmangin grumbullimet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026