Balla në Euronews Albania: Ndryshimet kushtetuese nuk synojnë heqjen e koalicioneve, PD s’i do listat e hapura
Këshilli Politik do të mblidhet sërish ditën e nesërme. Me kërkesë të përfaqësuesit të Partisë Socialiste, palët do të ulen në tryezën e diskutimeve në orën 11 të paradites dhe ekspertët do t’u përgjigjen pyetjeve të ngritura në mbledhjen e kaluar, nëse amendamentet kushtetuese që janë tanimë në procedurë parlamentare lejojnë apo pengojnë hapjen 100% të listave të kandidatëve për deputetë.
Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste,Taulant Balla, tha në Euronews Albania se nisma për ndryshimet kushtetuese nuk ka si qëllim heqjen e koalicioneve parazgjedhore siç pretendon Partia Demokratike.
Ai shprehet se hapja e listave e bën të domosdoshme, që koalicionet të përshtaten sipas asaj forme, që përdoret nga disa prej vendeve europiane.
“Së pari më lejoni të sqaroj se ndryshimet kushtetuese që votohen nga Kuvendi më datën 30, janë çelësa të hapur për një hap të rëndësishëm që mendoj se ka ardhur plotësisht koha, e që përfshin qytetarët më shumë në procesin e pëzgjedhjes së anëtarëve të Kuvendit. Ne rast se deri në 2017, qytetarët ftoheshin të marrin pjesë për të votuar për partinë, tashmë qytetarët kanë mundësinë që një normë të caktuar që do dakordësohet, të përzgjedhin kandidatët brenda listave të partisë. Ajo që ka ndodhur dhe që duhet të ndodhi domosdoshmërisht është hapja e listave. Duhej shoqëruar me një formë koalicioni, jo heqje koalicionesh. Hapja e listave nuk ka të bëjë më heqje koalicionesh, hapja e listave e bën të domosdoshme që koalicionet të ndërtohen me një formë si në të gjithë vendet ku ka lista të hapura. Kosova jonë e dashur mund të merret si shembull, megjithëse ka një proporcional kombëtar”, tha Balla.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh se partia e tij do të dalë sërish fituese në zgjedhjet e ardhshme.
“Ne skemën aktuale të koalicioneve ato ekzistojnë, ata do të jenë, por është thjesht një alibi e PD dhe shtojcave të saj, ku në pamundësi për të kundërshtuar hapjen e listave, kanë gjetur një kusht që nuk ekziston. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet në 9 maj. Unë si sekretar e di që në Tiranë nga 35 kandidatë do të kemi 18, por do të luftojmë për të 19-in. Koalicionet në formën që janë, janë një deformim i demokracisë”, tha Balla.
Kreu i Grupit Parlamentar i PS-së u shpreh i sigurt se Kuvendi më 30 korrik do të votojë ndryshimet kushtetuese, të cilat sipas tij do t’i japin më shumë mundësi dhe përfshirje qytetarit shqiptar.
“Hapja e listave nuk është tabu, por do të ndodhi brenda tri ditësh. Në 30 korrik Kuvendi do të votojë për të hapur çelësat. Erdhëm me një moment që me opozitën parlamentare, kemi dakordësuar një marrëveshje në qershor apo korrik të 2019, që reforma zgjedhore të përmbyllet brenda një afati. U dakordësuam që në fillim të përmbyllim pjesën e administrimit, por së dyti kemi thënë me të përmbyllur këtë, duhet të hulumtojmë ndryshimin e sistemit. Nuk po ndryshojmë sistemin, por kemi hapur lista”, pohoi ai.
Por, a duhet që palët t’i drejtohen për opinion organizmave ndërkombëtare për ndryshimet kushtetuese sa i përket sistemit zgjedhor, për këtë z. Balla u shpreh si vijon:
“OSBE-ODIHR nuk komenton sistemet. Në këtë kontekst, këshillimi ndërkombëtar është i plotë. Qoftë OSBE përmes Asamblesë Parlamentare, qoftë Këshilli i Evropës dhe institucioni i gjithëpranuar është Komisioni i Venecias në disa opinione, ku thotë se “është në vendimmarrjen e vendeve anëtare çështja e përcaktimit të sistemeve”. Në asnjë rast ODIHR nuk do të pranonte të jepte një opinion për sistemin. Më lejoni të them dy gjëra: Partia Demokratike nuk ka në plan as hapjen e listave dhe nuk ka në plan as çështje të tjera për që lidhen me ato që janë diskutuar në Kuvend dhe që lidhen ndryshimet Kushtetues. PD është duke ndërtuar alibinë e radhës që në shtator të rikthemi tek skema e PD sa herë vijnë zgjedhjet si psh: tek çadra, molotovi, hunjtë etj”, shtoi ai.
Nga studioja e Euronews Albania, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste tha se ndryshimet kushtetuese mundësojnë hapjen me 100% të listave, ndërsa kishte edhe një thirrje për opozitën jashtëparlamentare.
“Thirrja ime nga studioja juaj e nderuar për opozitës jashtë parlamentit është që: “Të mos fshihen pas gishtit, por nëse realisht janë për hapjen ne listave, ndryshimet e propozuara në kushtetutë, e mundësojnë edhe 100 % hapjen e listave. Të mos gënjejnë veten, të mos gënjejnë në studio, të mos gënjejnë gazetarët dhe miqtë e Shqipërisë se gjoja këtu po hiqen koalicionet. Nuk është aspak e vërtetë. Ky ndryshimi i kësaj radhe i Kushtetutës është modernizim, sepse ka hequr në kushtetutë disa rregullime që nuk i takojnë kushtetutës. Shqipëria jonë e dashur nuk është Shqipëria e 2009, ajo që dëshiron PS-ja të realizojë përmes këtyre ndryshimeve është angazhim i kahershëm i yni”, theksoi Balla.
Mes tjerash, z. Balla theksoi se Partia Socialiste synon t’u garantojë qytetarëve më shumë akses në proceset vendimmarrëse. Sipas tij, kjo qasje dhe gjithëpërfshirje është faktor kyç për zhvillimin e demokracisë.
“Duam që përfshirjen më të madhe të njerëzve, të mos e lëmë në kuadrin e fjalëve, por të kalojmë në lëminë e veprave. Ne duhet domosdoshmërisht duhet t’i përfshijmë njerëzit më shumë. Sa më shumë përfshihen qytetaret në monitorimin e pushteteve, sa më shumë përfshihen njerëzit në vendimmarrje, aq më e mirë bëhet demokracia”, u shpreh Balla.
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin