Kosova miraton projektligjin për themelimin e Agjencisë për Siguri Kibernetike
Qeveria e Kosovës miratoi ditën e djeshme projektligjin për themelimin e Agjencisë për Siguri Kibernetike që synon të luajë rolin kryesor në bashkërendimin e agjencive të ndryshme në këtë fushë.
Kjo agjenci ka për qëllim të përcaktojë parimet për sigurinë kibernetike, përgjegjësitë, detyrat, bashkëpunimin dhe masat për parandalimin e sulmeve kibernetike në Kosovë.
Sipas ekspertëve, Kosova duhet të rrisë bashkërendimin në këtë fushë përtej institucioneve publike, në mënyrë që të parandalohen sulmet e mëdha kibernetike.
Javëve të fundit, qeveria e Kosovës është përballur në periudha të caktuara kohore, me sulme kibernetike por që sipas tyre nuk janë cenuar të dhënat e ruajtura në Qendrën Shtetërore të të Dhënave.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh të mërkurën se siguria kibernetike ishte një nga temat e diskutuara në takimin me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, gjatë takimit të së martës në Tiranë.
LEXONI GJITHASHTU
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta