Eurodeputetët kritika të drejtpërdrejta Orban: Hungaria, jo më një shtet demokratik
Hungaria nuk është më një demokraci plotësisht funksionale, ishte ky qëndrimi i deputetëve të Parlamentit Evropian .
Ky shtet sipas tyre duhet të konsiderohet një “regjim hibrid i autokracisë zgjedhore”. Në këtë rezolutë simbolike 433 eurodeputetë votuan pro, 123 kundër dhe 28 abstenuan.
“Ka një konsensus në rritje midis ekspertëve se Hungaria nuk është më një demokraci,” thanë ligjvënësit.
Në rezolutën e tyre, eurodeputetët drejtojnë gishtin drejtpërsëdrejti te kryeministri Viktor Orbán, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2010, dhe dënojnë “përpjekjet e qëllimshme dhe sistematike” të qeverisë së tij për të minuar vlerat thelbësore të BE-së.
Ligjvënësit ngrenë shqetësime për një listë të gjatë të të drejtave themelore që ata besojnë se janë nën kërcënim, duke përfshirë sistemin zgjedhor, pavarësinë e gjyqësorit, lirinë e shprehjes, pluralizmin e medias, të drejtat LGBTIQ , mbrojtjen e pakicave dhe azilkërkuesve.
Çdo vit, Hungaria merr mbi 6 miliardë euro fonde të BE-sëKomisioneri europian për buxhetin Johannes Hahn madje ka propozuar që Hungarisë t’i ndërpriten 70% e fondeve nëse qeveria nuk arrin të implementojë masa për të forcuar standardet demokratike dhe të luftojë korrupsionin.
LEXONI GJITHASHTU
Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
- 20:44 Parandalohet sulmi me bombë në një aeroport në Kaliforni, arrestohet 49-vjeçari
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit