Në kërkim të Maddie. Gjermani, policia kërkon gjurmët e së miturës së zhdukur
Policia gjermane po kërkon në një lulishte jashtë qytetit të Hanoverit në lidhje me zhdukjen e së miturës Madelein McCann.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat gjermane.
Ishte data 3 maj 2007 kur familja britanike McCann po pushonte në Praia da Luz të Portugalisë kur Maddie u zhduk dhe pushimet u kthyen në një makth.
Ajo ishte 3 vjeç kur humbi nga sytë e prindërve.
Çështja u rikthye në qendër të vëmendjes së fundmi, pasi në qershor një prokuror gjerman deklaroi se dyshonte se vogëlushja kishte vdekur.
Hetuesit thanë se po ndiqnin një pistë të re pas identifikimit të një të dyshuari të ri. Bëhet fjalë për një 43-vjeçar gjerman që aktualisht ndodhet në burg për krime seksuale.
Ai kishte jetuar në të njëjtën zonë të Portugalisë kur Maddie u zhduk, ndërsa në vitet e fundit jetonte në një kamper në Hanover, 4 milje nga zona ku policia po kryen kërkimet.
Nuk është e qartë se çfarë policia po kërkon me saktësi, por agjentët po përdorin pajisje të ndryshme për të gërmuar.
E sigurt është se familja e vogëlueshes do ende zbardhjen e ngjarjes.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi