“KQZ t’u vendosë sanksione partive”, Gogo: PS të gjobitet me 5 mln lekë të reja
Kryetari i Koalicionit për Reforma Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK), Premto Gogo, tha se KQZ duhet të vendos sanksione ndaj partive politike, pasi kandidatët për deputet nuk kanë deklaruar paratë që kanë harxhuar për fushatën zgjedhore.
Në një intervistë për Euronews Albania, Gogo theksoi se PS duhet të ndëshkohet me gjobë 5 milionë të reja pasi ka tejkaluar totalin e parave që ka pasur për fushatë.
“Ka shkelje me mos përmbushjen e raporteve deri tek mos raportimi i plotë, i deklarimeve të vërteta. Janë 1800 kandidatë që duhet të dorëzonin një raport për shpenzimet që kanë bërë. 1200 kandidatë nuk e ka dorëzuar që do të thotë duhet të sanksionohen. Kjo është prova e zjarrit që KQZ duhet të penalizojë partitë politike dhe deputetët që janë, ashtu sikurse PS ka tejkaluar me 4 milionë e 500 mijë lekë të reja , totalin e fushatës dhe kjo do të thotë që KQZ duhet ta sanksionojë me 5 milionë lekë të reja”- u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Maja e ajsbergut”, Gogo: SHBA po vë me shpatulla pas murit partitë politike
- Balla: Janë financuar mediat ruse për të transmetuar live protestat e PD-së
Aksident i rëndë në Kretë mes një ambulance dhe një makine, humb jetën pacienti që po transportohej
Facebook dhe Instagram jashtë funksionit, mijëra përdorues raportojnë probleme
Zbulohet arsenal armësh në Manzë, arrestohet 20-vjeçari
- 11:16 Rritja e çmimeve në Ballkan, Kosova në vendin e parë për inflacion
- 11:09 Aksident i rëndë në Kretë mes një ambulance dhe një makine, humb jetën pacienti që po transportohej
- 10:48 Tentoi të kontrabandonte mallra në Zubin Potok, policia e Kosovës arreston një person
- 10:41 Facebook dhe Instagram jashtë funksionit, mijëra përdorues raportojnë probleme
- 10:38 U fundosën me anije në Indonezi, pesë persona gjenden gjallë pas katër ditësh në det
- 10:35 Mali Olimp pranë statusit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s