Italia shpresë për vaksinën, i bashkohet grupit të Oxford: 400 milionë doza gati në fillim të 2021

29 Korrik 2020 | 10:40

Përballë kërcënimit të një valë të dytë të pandemisë së  COVID-19, studiuesit italianë i janë bashkuar garës për të zhvilluar një vaksinë që lufton coronavirus.

Grupi IRBM, me qendër në periferi të Romës, kontribuoi në prodhimin e dozave të para të vaksinës eksperimentale të zhvilluar nga ‘AstraZeneca’ dhe shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit. Rezultatet e provave klinike të vaksinës kanë qenë inkurajuese.

“Ata janë pozitivë pasi tregojnë jo vetëm që vaksina është e sigurt, por edhe ka dëshmuar një reagim të fortë imunitar.

Nxiti antitrupa në më shumë se 90% për qind të individëve pas një doze, dhe 100% në rastin e atyre që morën një dozë të dytë, e cila është shumë e fortë”, thotë kreu i IRBM, Matteo Liguori.

Por duhet të përshkohet ende një rrugë e gjatë para se vaksina të jetë gati për t’u miratuar. Testimet njerëzore janë ende në zhvillim e sipër.

Edhe pse vaksina është përdorur tek individët e infektuar, mbetet të shihet se sa mbrojtje do të sigurojë në të vërtetë dhe shpërndarja në shkallë të gjerë nuk do të fillojë para fundit të vitit.

“Sfida më e madhe në rastin e kësaj vaksine dhe të tjera vaksinave që janë duke u zhvilluar, është se duhet të rritet prodhimi në një periudhë të kufizuar kohore.

Ndërsa virusi përhapet fuqishëm, përdoruesit e mundshëm do të përfshinin këdo, ne po flasim rreth 7.5 miliardë njerëz në të gjithë botën. Një grup i vetëm përgjegjës nuk është i mjaftueshëm”, shton z. Liguori.

‘AstraZeneca’ ka nënshkruar një marrëveshje me disa vende evropiane për të shpërndarë serinë e parë prej 60 milionë doza deri në fund të vitit. 400 milionë do të jenë në dispozicion deri në vitin 2021. Por studiuesit thonë se gara për vaksinën nuk është konkurs.

Individët që janë më të rrezikuar nga virusi dhe personat me probleme shëndetësore ka të ngjarë të favorizohen për të marrë vaksinën

Por në momentin që flasim është e vështirë të thuhet se sa kohë do të duhet që e gjithë popullsia e botës do të mund të jetë imune ndaj virusit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026