Gjeniu 17-vjeçar nga Tetova që ndërton makineri me pjesë të vjetra
Një 17-vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka mahnitur me krijimet e tij unike të ndërtuara nga pjesë të vjetra që konkurrojnë denjësisht me makineri industriale tepër të kushtueshme.
“Kjo është një makinë për saldimin e metaleve. Ja nëse këtu i vendosim metalet, e ndezim dhe kjo i saldon dy shufra të metalit, ose përdoret si pike ngjitëse për metal”, tregon 17-vjeçari Artin Dauti.
Kjo është makina e parë që Artin Dauti nga fshati Xhepçisht i Tetovës e ka ndërtuar në moshën 14-vjeçare. Krijimin e tij të parë e ka bërë me shpenzime minimale.
“Fillimisht na u desh tek puna një makinë për lakimin e hekurit dhe ajo ishte shumë e shtrenjtë për ta blerë dhe mua më lindi ideja që ta ndërtoj vetë. Nuk ishte diçka shumë e mundimshme por kisha qejf vetë dhe disa prej pjesëve i kisha dhe disa i ndërtuam”, thotë adoleshenti.
Artini është ndër të parët që ka bërë edhe makinë manuale CNC në Maqedoninë e Veriut, e njohur ndryshe si printer 3D.
“Këtë e kam ndërtuar para dy viteve. Është një mini CNC makinë manuale. Ja, mund ta shohim. Bën vija, vizatime. E kam ndërtuar edhe një më të madhe, e cila është kompjuterike, por është ende duke u përsosur”, thotë Artini.
Artini ka menduar edhe për prodhimin e energjisë elektrike.
“Ky është një gjenerator i vogël për prodhimin e rrymës dhe teksa e rrotullojmë prodhojmë rrymë elektrike”, thotë ai.
Një ndër inovacionet e tij është edhe kjo makinë që dedekton nivelin e ujit.
Mbështetja financiare është ajo që i mungon, pasi dhuntia që ai zotëron i jep besim se mund të arrijë të ndërtojë makineri më të mëdha.
“Prej autoriteteve nuk kemi pasur ndihmë. Edhe në shkollë fillore me profesorin e fizikës jemi marrë më shumë me projekte por nuk kem pasur shumë përkrahje. Më shumë mblidhnim gjëra të vjetra, i nxirrnin pajisjet dhe ndërtonim diçka”, thotë 17-vjeçari.
Artin Dauti deri më tani ka ndërtuar makineri të mëdha që kushtojnë mijëra euro si kjo për përzierjen e miellit deri në 100 kilogram dhe për mprehjen e thikave të makinave për bluarjen e plastikës që kapin vlera tejet të mëdha në treg.
Dëshira e tij e së ardhmes është që të bëhet një elektro-inxhinier që ndërton gjëra unike.
LEXONI GJITHASHTU:
- ‘Asnjë nuk është i interesuar’, historia e gjeniut të papunë
- Shuhet Jean Luc Godard, regjisori që revolucionarizoi kinemanë lë pas 100 filma
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta