“Fllad rinor” në Vlorë, studentët vazhdojnë traditën e humorit dhe parodisë

17 Shtator 2022 | 18:49

Nuk mendojnë të ngjiten në avion e të ikin, por të ngjiten në skenë e të realizojnë ëndrrën e tyre këtu. Ata janë të rinj e të reja, të cilët kanë një ëndërr, një pasion dhe guxojnë ta bëjnë realitet duke dhuruar emocione për spektatorët në teatrin “Petro Marko”.

Studentë apo profesionist në fusha të tjera pasioni për artin i bashkoi ata në “Flladin Rinor” një shfaqje me parodi, këngë dhe skeçe. Synimi mbetet vazhdimi i traditës së parodisë vlonjate.

Shfaqja është mirëpritur nga publiku i shumtë vlonjat të cilët kanë vlerësuar performancën e aktorëve të rinj.

Me regji të Gentian Këllçiu, organizator Besnik Aliaj dhe libret të Ergys Alushit, shfaqja do të jepet për tre ditë me radhë

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026