SHBA tërheqin 12 mijë trupa ushtarake nga Gjermania

29 Korrik 2020 | 16:37

Shtetet e Bashkuara njoftuan të mërkurën planin e tyre për të tërhequr rreth 12 mijë trupa nga Gjermania dhe për të rivendosur gjysmën e tyre në pjesë të tjera të Evropës.

Rreth 6 mijë e 400 trupa do të kthehen në shtëpi, por do të dërgohen sërish në kontinentin e vjetër në kuadër të një procesi me rotacion, ndërsa 5 mijë e 400 të tjerë do të dërgohen në Itali, Belgjikë dhe Poloni.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper deklaroi se lëvizja do të përforcojë NATO-n, do t’i bëjë ballë influencës ruse dhe do të garantojë mbrojtje për aleatët.

Gjithashtu, vendimi përmbush dëshirën e shprehur më parë nga presidenti Trump për të tërhequr trupat nga Gjermania, pjesërisht për shkak të shpenzimeve të ulëta ushtarake të vendit.

Autoritetet amerikane deklaruan se lëvizjet e para do të nisin brenda pak muajsh dhe ka të ngjarë të përfshijnë forca ajrore dhe tokësore, të cilat do të dërgohen në vende ku ka një prani të marinsave amerikanë.

Kështu, një personel ushtarak prej 24 mijë njësish do të mbetet në Gjermani. Ndërsa rreth 2 mijë e 500 pilotë të forcave ajrore që aktualisht ndodhen në Britani, por që ishin planifikuar të dërgoheshin në Gjermani, do të qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Sekretari Esper e cilësoi njoftimin si një “ndryshim madhor strategjik dhe pozitiv” dhe theksoi se përmasat, përbërja dhe vendosja e trupave amerikane në Evropë ka ndryshuar disa herë.

“Ndërsa kemi hyrë në një epokë të re konkurrence mes fuqive të mëdha, ndodhemi edhe në një nga momentet e evolucionit të NATO-s. Ndaj jam i sigurt se Aleanca do të jetë më e fortë dhe më e përgatitur për të”, deklaroi Esper.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026