Vllaznia pret Kastriotin, Josa: Duhet karakter për të fituar, luhatjet më mërzisin
Vllaznia do të tentojë të lerë pas në Shkodër, ëndrrën e keqe me Egnatian, atë humbje të thellë 3-0 duke tentuar me patjetër fitoren ndaj krutanëve të Kastriotit. Në tapetin e blertë të “Loro Boriçit” shkodranët janë “të dënuar” për të fituar.
Trajneri Mirel Josa në konferencë për shtyp u shfaq i kujdesshëm dhe vuri theksin tek gabimet e shumta të ekipit në ndeshjen e fundit ndërsa objektivi i vetëm është fitorja.
“Nuk është problem se nesër duhet kthesa, më mërzisin shumë oshilacionet që ka skuadra. Mënyra sesi shfaqen këto, nuk është problem se nesër do të luajmë me Kastriotin. E kanë treguar cilët janë, kanë fituar në Kukës dhe kanë barazuar ndaj Tiranës. Duhet karakter dhe duhet të rrisim personalitetin tonë si ekip”, thotë Josa.
Në 4 ndeshjet e para Vllaznia ka siguruar 6 pikë, duke pasur një fillim sezoni me oshilacione të mëdha. Këtë të diel shkodranët do të kërkojnë të marrin maksimumin në stadiumin “Loro Boriçi” kundër Kastriotit.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi