Potter i bindur nga Broja, sulmuesi mund të fitojë vendin e titullarit tek Çelsi
Armando Broja së shpejti mund të jetë një titullar tek Çelsi, pasi vlerësohet maksimalisht nga tekniku Graham Poter.
Sulmuesi 21-vjeçar është në një formë të mirë, ndërkohë që në epokën Tuhel, minutat kanë qenë me pikatore.
Trajneri i ri i londinezëve është mahnitur nga grinta dhe dëshira që Broja ka dhe mendon se ai përshtatet në mënyrë perfekte me skemat e tij. Seancat stërvitore kanë rezultuar një sukses më vete, duke bindur 47-vjeçarin për t’i dhënë atij një mundësi.
Me afrimin e Obamejang, misioni për titullar tek Çelsi duket më i vështirë, por mediat britanike pohojnë se sulmuesi nga Gaboni do të jetë në plan të dytë.
Lideri aktual i skuadrës është gjermani Kai Haverc, por sërish ky i fundit nuk mund të qëndrojë në majë të sulmit. Në këtë situatë, Armando Broja do të ishte i duhuri për të udhëhequr ofensivën blu.
Në ndeshjen përballë Salzburgut, sulmuesi i talentuar hyri në fushën e lojës në minutën e 66’, por pa mundur të lërë gjurmë. Ai zëvendësoi Obamejangun, me këtë të fundit që nuk e vendosi aspak në rrezik mbrojtjen e Salzburgut.
Ndeshja e radhës për Çelsin e Poter është ajo ndaj Kristal Palas, ndërkohë supersfida me Liverpulin u shty me një afat të pacaktuar.
LEXONI GJITHASHTU
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni