Cilët janë dinozaurët që i mbijetuan asteroidit dhe jetojnë ende mes nesh?

18 Shtator 2022 | 20:13

Jo të gjithë dinozaurët u zhdukën 65 milionë vjet më parë. Cilët mbijetuan?

Shpendët dinozaurë – me fjalë të tjera, zogjtë – janë disa nga speciet që mbijetuan dhe lulëzuan pas katastrofave që ndodhën në tokë 65 milionë vite më parë.

Në kontekstin evolucionar, shpendët janë dinozaurë dhe ata janë dinozaurët e vetëm që jetojnë ende sot e kësaj dite mes nesh!

Shkencëtarët vlerësojnë se ka më shumë se 18,000 lloje zogjsh të gjallë sot që vijnë prej kohës së dinozaurëve.

Një shumëllojshmëri speciesh të tjera mbijetuan gjithashtu në tokë, përfshi bretkosat, gjarpërinjtë, hardhucat dhe gjitarët.

‘Northern Cassowary’ ose Dodo është një dinozaur i ditëve të sotme

Të mbijetuarit

Zogjtë: Zogjtë janë dinozaurët e vetëm që i mbijetuan ngjarjes së zhdukjes masive 65 milionë vjet më parë.

Aligatorët dhe Krokodilët: Këta zvarranikë të mëdhenj mbijetuan – edhe pse zvarranikët e tjerë më të mëdhenj nuk e bënë dot këtë.

Bretkosat & Salamanderët: Këta amfibë në dukje delikatë i mbijetuan katastrofës që zhduku kafshët më të mëdha.

Zvarranikët: Zvarranikët që njohim sot, të afërmit e largët e dinozaurëve, i mbijetuan gjithashtu shfarosjes.

Gjitarët: Pas katastrofës, gjitarët erdhën për të dominuar tokën. Një i afërm i hershëm i të gjithë primatëve, përfshirë njerëzit, i mbijetoi gjithashtu përplasjes së asteroidit.

Gjarpërinjtë: Megjithëse një numër i madh i llojeve të gjarpërinjve u zhdukën rreth 65 milionë vjet më parë, gjarpërinjtë si grup mbijetuan.

Breshkat: Nga llojet e njohura të breshkave të gjalla në kohën e dinozaurëve, më shumë se 80% mbijetuan.

Dodo, njihet gjithashtu si një nga zogjtë më të rrezikshëm sot.

Disa dinosaurë i mbijetuan asteroidit

Dëshmitë e reja fosile sugjerojnë se disa dinozaurë mbijetuan deri në gjysmë milioni vite pas përplasjes së asteroidit legjendar me tokën në pjesë të largëta të Nju Meksikos dhe Kolorados.

E gjithë ideja se një shkëmb hapësinor shkatërroi dinozaurët është bërë e diskutueshme vitet e fundit.

Shumë shkencëtarë tani dyshojnë se faktorë të tjerë ishin të përfshirë, nga rritja e aktivitetit vullkanik deri tek ndryshimi i klimës. Sido që të jetë, rreth 70 % e jetës në Tokë u shkatërrua dhe një përplasje asteroidi pothuajse me siguri luajti një rol të rëndësishëm në këtë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026