Pelosi fajëson Azerbajxhanin për luftimet me Armeninë

18 Shtator 2022 | 22:43

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara ka fajësuar Azerbajxhanin për luftimet e fundit me Armeninë, teksa ajo po zhvillon një vizitë në kryeqytetin armen, Jerevan.

Gjatë një konference për media në Jerevan ajo u pyet për luftimet që shpërthyen javën e kaluar. Pelosi fajësoi Azerbajxhanin “për sulme të paligjshme dhe vdekjeprurëse” ndaj Armenisë.

“Ne fuqishëm i dënojmë këto sulme”, tha Pelosi, duke shtuar se luftimet në kufi u nxitën nga sulmet e Azerbajxhanit.

“Sa i përket asaj që pritet nga Armenia, ne presim mbështetje aktive për demokracinë, sovranitetin dhe integritetin territorial në të gjitha drejtimet”, tha Alen Simonian, kryetar i Parlamentit të Armenisë.

Azerbajxhani dënoi deklaratat e Pelosit, duke i cilësuar si të papranueshme.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026