Trajneri që shpalli kampion Partizanin pas 26 vitesh, merr drejtimin e Kukësit

30 Korrik 2020 | 17:20

Trajneri që një sezon më parë shpalli kampion Partizanin pas 26 vitesh, do të marrë në drejtim ekipin e Kukësi.

Skënder Gega, u largua për arsye personale nga drejtimi i të kuqve ndonëse ekipi i tij doli kampion.

Tropojani 56-vjeccar do të prezantohet në fillim të javës së ardhshme në sallën e konferencave në stadiumin “Air Albania”.

Sipas një njoftimi nga ekipi i Kukësit, drejtuesit dhe Gega kanë arritur ditën e sotme akordin.

Skënder Gega gjatë karrierës së tij si futbollist ka kaluar një pjesë të mirë të karrierës në ekipin e Partizanit. Ai po ashtu ka luajtur në kombëtaren shqiptare mes vitit 1987 dhe 1989.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026