250 mijë njerëz pranë arkivolit të Elizabeth II, Churchill pati një funeral të tillë

20 Shtator 2022 | 10:24

Rreth 250 mijë njerëz kaluan pranë arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth II në Westminster Hall në Londër, tha sot ministrja britanike e Kulturës, Michelle Donelan.

Në Britaninë e Madhe vetëm kryeministri britanik Winston Churchill u nderua nga qytetarët që kalonin pranë arkivolit të tij në Westminster Hall në vitin 1965. Bëhet fjalë 321.360 njerëz.

Dhjetëra qytetarë i bënë nderimet e fundit Elizabeth II në Westminster Hall, pjesa më e vjetër e ndërtesës së parlamentit, duke pritur në radhë të gjata për katër ditë.

Mbretëresha Elizabeth II vdiq më 8 shtator në Skoci, pas një mbretërimi prej shtatë dekadash.

Elizabeth II u varros mbrëmë pranë bashkëshortit të saj, Dukës së Edinburgut. Mbretëresha u varros në Kapelën Përkujtimore të Mbretit George VI në Kështjellën Windsor së bashku me bashkëshortin e saj, Princin Philip, sipas një deklarate në faqen zyrtare të familjes mbretërore.

Miliona njerëz në mbarë botën ndoqën transmetimin e drejtpërdrejtë të funeralit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit

Deklaratat pro-Ukrainës të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, tregojnë se ajo që Rusia e quajti “lufta e Bidenit” tani është shndërruar në “luftën...
19:10 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026