Trump kritikon Biden për vendin ku ishte ulur në funeralin e mbretëreshës
Ish-presidenti amerikan Donald Trump kritikoi Joe Biden pasi ai u ul në rreshtin e 14-të në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II, duke komentuar se ishte i rrethuar nga liderë të vendeve të botës së tretë.
Nëse do të isha president, ata do të më vendosnin para, tha Trump.
Joe Biden u ul në rreshtin 14, rreshti i 7-tw nga mbrapa, në funeralin e Mbretëreshës në Westminster Abbey. Me atë rast, Trump publikoi një foto të liderëve të mbledhur me një shigjetë të kuqe që tregon Biden në rrjetin e tij social Truth Social.
Ai pretendon se nëse do të ishte ende president, do të ulej në pjesën e përparme dhe se rregullimi aktual i vendeve është një tregues i vlerësimit të miratimit të SHBA-së, i cili ai beson se ka rënë që kur Biden u bë president.
“Kjo i ka ndodhur Amerikës në vetëm dy vite të shkurtra. Nuk ka asnjë respekt,” tha Trump.
Joe Biden dhe Zonja e Parë Jill u ulën pranë Presidentit të Zvicrës, përballë tyre ishte presidenti i Polonisë dhe pas tyre ishte kryeministri i Çekisë. Përfaqësuesi kinez ishte në të njëjtin rresht me Biden.
Nuk është e qartë se kujt i referohej Trump kur tha “liderët e botës së tretë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Witkoff dhe Kushner takohen me ekspertë bërthamorë në laboratorin kombëtar ‘Oak Ridge’
OKB-ja fajëson dezinformimin online për protestat jashtë zyrave të saj në Libi
Presidenti i Libanit akuzon Iranin: Po na përdor si mjet tregtie me SHBA-në
- 22:32 Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz të shëndetit të tifozëve!
- 22:26 Witkoff dhe Kushner takohen me ekspertë bërthamorë në laboratorin kombëtar ‘Oak Ridge’
- 22:08 Aksident i rëndë në Novoselë, humb jetën një person
- 22:01 OKB-ja fajëson dezinformimin online për protestat jashtë zyrave të saj në Libi
- 21:51 Mesfushori i Gjermanisë, Lennart Karl dëmtohet në stërvitje. Mund të humbasë Kupën e Botës
- 21:43 Ekstradohet nga Dubai grupi kriminal të kërkuar për narkotikë, pastrim parash dhe mashtrim kompjuterik