Putin: Rusia do të mbrojë sovranitetin e Serbisë
Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se Moska qëndron për ruajtjen e sovranitetit të Serbisë.
Deklaratën, Putin e dha gjatë ceremonisë së dorëzimit të marrëveshjeve për ambasadorët e vendeve të huaja, shkruan Euronews Serbia.
Udhëheqësi rus iu referua Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke premtuar se do t’u sigurojë ndihmë miqve serbë në mbrojtjen e pavarësisë, si dhe të integritetit territorial dhe interesave shtetërore të vendit.
Ai njoftoi gjithashtu thellimin e bashkëpunimit me Serbinë.
“Në kuadrin e së drejtës ndërkombëtare, duke u mbështetur mbi të gjitha në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje gjithëpërfshirëse për miqtë tanë serbë në ruajtjen e të drejtave dhe interesave legjitime të Serbisë, mbrojtjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të saj” tha Putin.
LEXONI GJITHASHTU
Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret
U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë
Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret